Trajtimi i qenve endacakë nuk po gjen zgjidhje tash e sa vite, edhe pse është kërkuar shumë për zgjidhjen e këtij problemi.
Vetëm sot në adresë të Klina.info janë raportuar katër raste.
Qytetarët kanë treguar se po ndihen të rrezikuar, veçmas për fëmijët e tyre.
Madje një fëmijë derisa po luante, i janë vënë pas qentë endacakë, rast ky që ndodhi përballë Stacionit të Policisë.
Gjithashtu qytetarët janë shprehur të mllefosur, duke thënë se nëse Komuna nuk merr masa, do të detyrohen t’i vrasin vetë këto kafshë.
Dimri është stina ku qentë endacakë, shprehin egërsi, për shkak të ushqimit.