Disa qenë endacakë janë gati ta shqyejnë një vajzë, afër parkut të madh në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.
Një sinjalizues ka dërguar një video nga vendi i ngjarjes, ku shihet momenti kur katër qenë të tërbuar vrapojnë pas një vajze, e cila arrin të shpëtojë duke u futur në një dyqan- afër.
Kujtojmë se, vetëm gjatë vitit 2019 në Kosovë janë shënuar rreth 350 raste të kafshimit nga qentë.
“Në Klinikën Infektive deri më 31.10.2019 janë trajtuar në mënyrë ambulantore 348 raste me diagnozën Vulnus morsum cani (kafshime nga qeni, zakonisht endacak e në raste të rralla edhe qeni i shtëpisë), ndërsa ka qenë vetëm një rast i spitalizuar i cili pas trajtimit është lëshuar në shtëpi”, patë thënë Lindita Ajazaj – Berisha, drejtoresha e Klinikës Infektive në QKUK.
Ndryshe, thuhet se në nivel vendi janë rreth 150.000 qenë endacakë. E rreziku më i madh nga ta vjen kryesisht në sezonin dimëror