Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka diskutuar për procesin e zgjedhjeve të brendshme në parti, transmeton AktivPress.
Siç thuhet në komunikatë, Kryesia ka vlerësuar se “procesi ka avancuar dhe se është përfunduar në një pjesë të konsiderueshme të degëve, në një atmosferë të garës dhe të konkurrencës së brendshme”.
Zgjedhjet, sipas LDK-së, po përcillen me një interesim të shtuar për anëtarësime dhe prurjeve të reja nëpër degë.
“Kryesia e LDK-së rikonfirmoi qëndrimin e saj dhe të Këshillit të Përgjithshëm për një proces demokratik dhe të paimponuar nga asnjë palë dhe nga asnjë individ. Gara në LDK zhvillohet si sfidë dhe konfirmim i individëve para anëtarësisë”, thuhet në komunikatë.
“Tentimet që dikush të vjen në struktura të LDK-së përmes rrugëve të tjera, veçmas dhunës siç ishte rasti në një nëndegë në Degën e LDK-së në Mitrovicë, janë të papranueshme dhe jashtë kulturës dhe sjelljes së LDK-së. Prandaj, ata që nuk janë në gjendje të respektojnë rregullat, duhet të tërhiqen dhe mos ta dëmtojnë procesin, sepse si të tillë do të jenë të papranueshëm, u tha në takimin e sotëm të Kryesisë”, përfundon komunikata e LDK-së./Klina.info