Qendrim Millaku emërohet Drejtor i Shërbimeve Emergjente në Klinë

QENDRIM MILLAKU DREJTOR I SHËRBIMEVE PUBLIKE DHE EMERGJENTE

Sot kryetari i Klinës, Zenun Elezaj ka emëruar drejtor të Shërbimeve Publike dhe Emergjente Qendrim Millakun nga fshati Ujmirë.

Ky është postimi i Elezajt:

Qendrimi me profesion është inxhinier dhe është në përfundim të nivelit Master në fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Prishtinë.

Ai për katër vite ka qenë shef i kabinetit, detyrë të cilën e ka kryer me profesionalizëm dhe korrektësi, ndërsa në zgjedhjet e fundit lokale ka pasur një rezultat të jashtëzakonshëm duke u renditur si asamblisti më i votuar nga të gjitha partitë. Tani punën do ta vazhdojë në drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Emergjente.

Urime, Qendrim!
Na priftë e mbara!