Qëndrim Millaku, asamblisti më i votuar në histori të Klinë

Qëndrim Millaku, është asamblisti më i votuar ndonjëherë në Klinë.

Millaku në zgjedhjet e 17 tetorit, ishte pjesë i listës fituese të AAK-së në Klinë.

Ai ka marrë mbi 850 vota, derisa për këtë ka falënderuar secilin votues.

Qëndrimi ka publikuar një postim në FB, ku ndër të tjera ka thënë se vota e qytetarit e ka bërë të qartë se AAK është në rrugë të duhur.

Ky është postimi:

FALEMINDERIT!
MBI 850 FALËNDERIME PËR SECILIN VEÇ E VEÇ!
Të dashur miq, ju njoftoj se me mbështetjen, besimin dhe angazhimin maksimal tuajin kam arritur të jem asambleisti më i votuar në histori të Komunës së Klinës dhe e gjitha kjo falë jush.
Mijëra herë mirënjohes, dhe përulësisht falënderues për secilin veç e veç.
Vota juaj na ka bërë të qartë se jemi në rrugën e drejtë dhe do të angazhohemi edhe një herë më shumë në përmbushjen e qëllimeve tona të përbashketa.
Ju jam mirënjohes përjetësisht!