QENDRA PËR ANGAZHIM ME QYTETARË NË KOMUNËN E KLINËS SHËNON EVENTIN E PARË ME TEMËN “DHUNA NË FAMILJE DHE PASOJAT E DHUNËS NDAJ FËMIJËVE”

Në qendrën rinore “Ardhmëria” është mbajtur eventi i parë në kuadër të Qendrës për Angazhim me Qytetarë në Komunën e Klinës, ku si temë u trajtua “Dhuna në familje dhe pasojat e dhunës ndaj fëmijëve”.

Të pranishme në këtë aktivitet ishin nënkryetarja e komunës së Klinës, znj. Marqe Tanushi – Selmanaj, koordinatorja e QAK-ut, znj. Vitore Zefi, përfaqësues të projektit INTEGRA, përfaqësuese të Qendrës për Punë Sociale dhe gra aktive të Klinës.

Qendra për Angazhim me Qytetarë në Komunën e Klinës është themeluar nga projekti INTEGRA në bashkëpunim me Komunën e Klinës në të cilën do të trajtohen tema të ndryshme të grave dhe grave të rikthyera të komunitetit si dhe e cila ka për qëllim të përkrahë promovimin e qytetarisë aktive duke ndërvepruar dhe bashkëpunuar ngushtë me komunitetet, për të krijuar impakt pozitiv dhe për të përforcuar lidhjet shoqërore.