Një person është gjuajtur me armë zjarri të martën rreth orës 21:00 në Rixhevë të Klinës,
Vetura me të cilën po lëvizte viktima është qëlluar me armë zjarri ku të njëjtës i janë dëmtuar edhe xhamat.
Viktima nuk ka pësuar lëndime ndërsa rasti po hetohet nga njësitet përkatëse të policisë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte duke lëvizur me veturën e tij është gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tij, ku i janë dëmtuar xhamat e veturës së tij. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Me vendim të prokurorit është cilësuar rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me urdhër të prokurorit është hapur rast për ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm & përdorim i armës’./