Që nga data tre janar, kosovari Nezir Mehmetaj vazhdon të jetë i ndaluar në Serbi.
Ani pse iu lejua hyrja, në të dalë nga Serbia, Mehmetaj u ndalua nga policia serbe dhe më nuk u lejua të kthehej në Kosovë.
Madje të njëjtit iu shqiptua një muaj paraburgim, por që masa e parashikuar tashmë ka kaluar. I kontaktuar nga Indeksonline, Xhelal Shaqiri nga Zyra Ndërlidhëse e RKS-së në Serbi në kuadër të marrëveshjes së Brukselit ka bërë të ditur se tashmë është marrë vendim që Mehmtaj të lirohet me kaucion dhe se familjarët e vetë Mehmtaj janë në pritje e sipër të këtij vendimi.
“E kemi vizituar katër herë deri më tani. Këtë javë presim ta vizitojmë prapë. Siç mund të jeni në dijeni ka një vendim për lirim me kaucion. Tani jemi në pritje të zbatimit të këtij vendimi”, tha Shaqiri.
Ai theksoi se tashmë këto janë të gjitha zhvillimet lidhur me rastin dhe që njëkohësisht si Zyrë Ndërlidhëse janë në kontakt të vazhdueshëm me familjen. Ditë më parë vëllai i Nezir Mehmtajt, Valoni tha për Indeksonline se familja është dashur t’i japin 20 mijë euro kaucion, si dhe paratë e tjera të cilat u detyruan t’i japin për tre avokatët mbrojtës të Mehmetajt.
“I kanë marrë 20 mijë euro për kaucion, plus paratë që janë dhënë për avokat. Megjithatë pavarësisht premtimeve nuk ka sen. Janë dhënë disa data për lirimin e tij, por ende asgjë. Jemi në pritje tash edhe dy tri ditë të përfundon 30 ditshi e diçka tjetër s’ka. Nuk ka qenë ndokush me vizitu, përpos avokatëve sipas tyre mirë është, mirë thonë se mirë s’është atje, por nuk ka lëvizje diçka, premtime primitive veç. Ky proces është blloku. Nuk ka mund as me na telefono asnjëherë prej që është ndaluar në Serbi”, tha Valon Mehmetaj./I