Që nga ky muaj paratë e pensioneve pritet të dalin në mes të muajit

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në konferencë për media, pas mbajtjes së mbledhjes tha se është duke u bërë zhvendosja e datës së pagesës së pensioneve.

Ai tha se pasi pagat merren në fund të muajit është paraparë që të ndryshojnë afatin kohor se kur të paguhen pensionet.

“Synimi ynë është që realizimi i pensioneve të bëhet në mes të muajit më së largu më datën 17 që nga ky muaj, kurse pagat në fund. Kësisoj mundohemi që secila familje të kenë likuditet shtesë”, tha ai.