Kosova ka regjistruar 119 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.
Numri total i rasteve pozitive është 13 mijë e 334 nga gjithsej 50 mijë e 683 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Që nga fillimi i pandemisë, 516 e kanë humbur jetën në përballje me virusin.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 118 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9 mijë e 473 raste.
3 mijë e 345 persona e kanë akoma aktiv virusin.