Një shtyllë elektrike është bërë problem për banorët e fshatit Gllarevë të Klinës.
Ata kanë thënë për Klina.info se qe dy vite është kërkesa për zhvendosjen e kësaj shtylle, por që deri tash s’është bërë asgjë.
Sipas tyre kjo shtyllë elektrike, është shkaku kryesor që rruga ka mbetur e pa asfaltuar.
Banderi gjendet në rrugën “Sylë Milazim Balaj”./Klina info/