Bardhyl Bakija i cili u rrah nga shtatë policë pasi kishte hyrë në dritën e kuqe të semaforit ka rrëfyer për Klan Kosovën se si ishte rrahur nga shtatë policë deri në thyerjen e tri brive.
Ai rrëfen që fillimisht nuk e kishte respektuar dritën e kuqe të semaforit, dhe teksa po voziste kishte parë policët që i ishin vënë pas, me ç’rast e kishte kapur paniku.
“M’kapi paniku, kuku thashë e hupa patentin, çu t’iki nshpi. Ik ik ik ik, dikur thashë nuk muj me ikë. Kur dashta me ardhë n’shpi, thashë pe hi n’shpi po mshefna, pe iki. Grun e kam t’smutë prej zemrës, e kanë bo holandezët operacion. U nala pak ma nelt”, ka thënë Bakija për Klan Kosovën.
“Edhe jom nalë. E kom vrejtë, dy patrolla t’policisë. Si e kom qitë kamën e majtë, ata t’u ngajtë e t’u ngajtë e t’u piskatë e t’u shajtë. I kom qitë durt nalt se e vrejta që po dojnë me m’rrehë”.
Sipas tij, kur policët i ishin sulur, ai i kishte kërkuar falje, por ata nuk ia kishin vënë veshin duke fillaur ta rrahin gjersa ia kishin thyer britë dhe ia kishin dërrmuar tërë trupin.
“I thashë: m’falni se kom gabu ju lutem, m’falni! M’ka ra njoni boks n’kry përmas, m’ka qitë n’tokë. Atëherë kanë fillu ma kanë kapë dorën e djathtë përmas shpinës, e ka fillu rremja që qasi t’rreme as n’kohën e okupimit t’Serbisë nuk kom pa”.
“Dej sa m’rrenën a që u lodhën t’u m’rrehë. M’i thynë britë, tri bri. Kryt e kom pleh, krejt trupin e kom pleh, krahin e kom pleh”.
Shtatë policët e përfshirë në këtë rast janë suspenduar nga puna, ndërkaq tre prej tyre edhe janë arrestuar.