QAMIL, SADIK DHE FAMTIR HOTI, RANË NË RRUGËN E LIRISË, NË RRUGËN E JETËS

Nga shumë flakadanë të lirisë, edhe Qamili, edhe Sadiku, edhe Fatmiri, edhe këta flakadanë lirie, 21 vjet më parë, të vitit të përgjakshme Kosovës, të epokës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk kursyen as gjakun, as jetën e tyre për t’u murosur në themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovë, gjakim shumëshekullor i shumë brezave tanë. Emrat e dëshmorëve të kombit Qamil, Sadik dhe Fatmir Hoti, paraqesin simbole mjaft të nderuara dhe të veçanta, të cilët për asnjë çast nuk janë shkëputur nga veprimtaritë e tyre atdhetare dhe patriotike. Jeta dhe vepra e tyre lartësojnë sakrificën dhe vizionin për lirinë e këtij populli, duke mbetur një aureolën monumentale për të gjithë brezat që vijnë. Këta emra të këtyre pishtarëve të lirisë do të jenë simbol i rënies ballë për ballë me pushtuesin gjakësor; simbole të luftëtarëve të denjë për lirinë e Kosovës. Emrat e e tyre janë pjesë e së tashmes dhe e së ardhmes së popullit shqiptar. Këta dëshmorë të kombit, sikur kishin lindur që t’i kushtojnë me tërë qenien e vet shpirtërore e fizike çështjes sonë kombëtare dhe nuk kursenin asgjë nga vetja për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së saj. Ata ishin të gatshëm kurdoherë të jenë aty ku mbrohej interesi ynë kombëtar. Dinin ta urrente armikun dhe shërbëtorët e tij, dinin t’i nderonte shokët, miqtë e vërtetë dhe të gjithë ata idealistë që kishin bërë dhe po bënin angazhim të çmueshëm në interes të kauzës kombëtare dhe të atdheut. Ata ishin të vetëdijshëm për sfidat dhe pengesat, mirëpo ideali i tyre i thyenin të gjitha ato sfida”,