Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se thënë se ekziston një mendim juridik i Gjykatës Supreme të Kosovës për disa pagesa shtesë që lidhen me Policinë e Kosovës.
“Gjykata Supreme e Kosovës ka dhënë një mendim juridik për shpërblimin e shujtës ditore për Policinë e Kosoves, pagës së 13, shtesat në pagë për kualifikimin shkollor dhe pagën jubilare në Policin e Kosovës”, ka shkruar Qalaj
“Qeveria e Kosovës krahas pagesës se shtesave për rrezikshmëri, sigurimit shëndetësor dhe pensionimit të parakohëshëm duhet t’i paguaj edhe këto shtesa për Policinë e Kosovës”, ka thënë tutje ai.