PZAP rrëzon ankesën e VV-së, Albin Kurti mbetet jashtë listës zgjedhore

Burime brenda PZAP-së kanë bërë të ditur që ky organ e ka shqyrtuar ankesën e Vetëvendosjes dhe e konsideron të paligjshme ankesën e LVV-së lidhur me moscertifikimin e subjektit dhe kandidatëve për deputetë, të cilët janë dënuar për vepra penale në tri vitet e fundit.

Vendimi për VV pritet të publikohet sot gjatë ditës.

“Ne sot jemi duke i publikuar të gjitha vendimet e ankimuara nga partitë për vendimet e KQZ. Pavarësisht shantazheve e presioneve që kanë ardhur nga palët ankuese, PZAP po kryen me profesionalizëm të plotë punën e vet në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ligjeve në fuqi”, ka thënë burimi brenda PZAP-së.

PZAP tashmë i ka kthyer përgjigje zyrtare disa partive minoritare që njësoj sikur Vetëvendosje janë ankuar për mos certifikim të listës zgjedhore pasi brenda tyre kishin persona të dënuar në tri vitet e fundit.

Sipas vendimeve të PZAP KQZ ka respektuar me përpikëri vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe ligjeve në fuqi.

Në bazë të këtij vendimi, kryetari i LVV-së, Albin Kurti nuk mund të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit