Putini e pranon se sanksionet i kanë krijuar probleme Rusisë

Presidenti i Serbisë, Vladimir Putin, e ka pranuar se sanksionet e Perëndimit kanë “krijuar probleme dhe vështirësi” për Rusinë.

Pavarësisht kësaj, Putini ka thënë se shteti i tij do t’i zgjidhë ato.

Gjatë një fjalimi të enjten, lideri rus ka thënë se Perëndimi do të vendoste sanksione ndaj Rusisë, pavarësisht të gjithave dhe ka shtuar se shteti i tij do të ketë pavarësi dhe sovranitet afatgjatë.

Që nga pushtimi i Ukrainës, Rusia e ka tejkaluar Iranin duke u bërë caku më i madh i sanksioneve globale, thonë të dhënat zyrtare.

Tani ndaj Rusisë ka më shumë sanksione se ndaj Iranit, Venezuelës, Myanmarit dhe Kubës së bashku, thuhet në të dhënat e platformës Castellum.