Gazetari i njohur amerikan Nick Schifrin raporton se Vladimir Putin ka vendosur tashmë që ta pushtojë Ukrainën, madje ka dhënë edhe urdhrin tek gjeneralët e tij, të cilët po presin momentin më të përshtatshëm për ta zbatuar.
NEW: The US believes Russian President Vladimir Putin has decided to invade Ukraine, and has communicated that decision to the Russian military, three Western and defense officials tell me.
— Nick Schifrin (@nickschifrin) February 11, 2022
Përmes disa postimeve në rrjetin social Twitter, gazetar që i referohet “burimeve ushtarake perëndimore” shprehet se gjithçka pritet të ndodhë gjatë javës së ardhshme dhe sulmi do të prihet nga një fushatë e ashpër bombardimesh ajrore, të ndjekura nga futja e ushtrisë dhe tankeve.
Ai e përshkruan pushtimin e Ukrainës nga Rusia si një ngjarje katastrofike, e cila do të shkaktojë një numër të madh viktimash, ndërsa qëllimi i rusëve është largimi i Kevit nga ndikimi Perëndimor dhe ndryshimi i qeverisë.