Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se dëshiron që lufta në Ukrainë të përfundojë “sa më shpejt të jetë e mundur”.
Ai i bëri këto komente gjatë pjesëmarrjes në një samit në Uzbekistan, gjatë bisedimeve me kryeministrin indian Narendra Modi, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
“Unë e di që epoka e sotme nuk është një epokë lufte dhe unë kam folur me ju në telefon për këtë”, i tha Modi udhëheqësit rus, duke shtuar se tani nuk ishte koha për konflikt me shqetësimet rreth ushqimit karburantit dhe sigurisë.
Putin tha se i kuptonte shqetësimet e kryeministrit indian për konfliktin në Ukrainë.
“Unë e di për pozicionin tuaj në lidhje me konfliktin në Ukrainë dhe unë e di për shqetësimet tuaja. Ne duam që e gjithë kjo të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.