Punëtori me inicialet, L.A., është lënduar rëndë në vendin e tij të punës në minierën e Trepçës.
Doktoresha, Dafina Basholli, ka dhënë detaje për lëndimet trupore që ka pësuar ky punëtor.
“Ka lëndime në abdomen edhe është duke u operuar në sallën operative në QKUK. Bëhet fjalë për lëndim të rëndë”, tha Basholli për Gazetën Sinjali.
Ndërsa, zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti, lidhur me këtë rast tha se policia “është duke e trajtuar rastin dhe shqyrtimin e rrethanve në të cilat ka ndodhur”. /Klian info/