Me kërkesë për rritje page, punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës nga e hëna e 16 shtatorit kanë hyrë në grevë.
Kërkesa e tyre është që paga të rritet në 550 euro.
Punëtorët kanë thënë se nuk do të ndërpresin grevën derisa t’u plotësohen kërkesat e tyre.
Nazife Krasniqi, përfaqësuese e tyre ka thënë se kanë hyrë në grevë për shkak të pagave të ulëta, pasi për gati 3 vite janë duke bërë kërkesa që pagat të rriten.
“Ne kemi dalë sot të shfaqim pakënaqësitë tona që kemi për pagat shumë të ulëta. Kemi bërë kërkesa që tri vite pa ndërpre, por operatori kurrë, asnjëherë nuk është përgjigjur.
Në fillim të korrikut kemi bërë një protestë me paralajmërim që në do të hymë në grevë nëse nuk ndërmerret diçka me na rrit pagat tona.
Pagat ne i kemi shumë të ulëta, 275 euro ne i kemi pagat mujore. Punojmë 8 orë, kur është seanca, ne punojmë me orar të stërzgjatur, nuk paguhemi, udhëtimi nuk na paguhet, shujta e ushqimit nuk na paguhet.
Qe 20 vite punoj mua nuk me paguhet as një ditë shtesë”, është shprehur Krasniqi për EO.