Superpuna”, platformë e krijuar nga Qeveria për punësimin e të rinjve, ka njoftuar se tashmë ka të regjistruar 7 mijë biznese, raporton Express.
Nga kjo platformë, kanë ftuar bizneset që duan të angazhojnë fuqi të re punëtore dhe të përfitojnë nga subvencioni i Qeverisë, që të regjistrohen.
Nëse jeni biznes ???? dhe dëshironi të angazhoni fuqi të re punëtore ????????????????, e në të njejtën kohë të përfitoni nga subvencioni i Qeverisë ????, atëherë regjistrohuni në superpuna: https://superpuna.rks-gov.net”, thuhet në postimin, që është shpërndarë edhe nga Ministri i Financave, Hekuran Murati.
Superpuna është platformë punësimi e krijuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në kuadër të skemës së Punësimit të Garantuar për të Rinjtë, për të lehtësuar qasjen e të rinjve në tregun e punës dhe ndihmë ndaj bizneseve në angazhimin e punëtorëve të rinj.