Gjatë orës mësimore mësimdhënësja e kl.V/1 ju parashtroi disa pyetje se cilat janë vlerat vullnetare dhe çka posedojnë vullnetaret si diçka të veçantë ?
Nxënësit pas disa konsultimeve në mes vete arritën të ju përgjigjen mësueses duke i´u përgjigjur se ato vlera janë:
– Humaniteti;
– Dëshira për t´u ndihmuar të varfërve;
– Respekti për tjetrin;
– Dashuria për jetën etj.
Nxënësit e kësaj klase V/1 befasuan mësuesen e tyre dhe drejtorin e SHFMU “ Ismet Rraci “ në Klinë duke sjellur mjete të punës për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën.Si motivacion i frymëzimit nga zhvillimi i njësisë mësimore : “Puna vullnetare”, duke ju ndihmuar me mjete shkollore : çanta,fletore,lapsa,goma,dhe mjete të tjera.
Nxënësit të organizuar i shpërndan këto mjete sipas nevojave tek ata nxënës të cilëve u mungonin mjete te tilla mësimore.
Për fund mësimdhënsja e kl.V/1 Drita Morina, drejtori i shkollës Ahmet Krasniqi,dhe zëvendësdrejtori Gani Deliu i përgëzuan nxënësit për angazhimin dhe përkushtimin e tyre
në aktivitetin humanitar duke treguar shembull se si duhet ndihmuar dhe vepruar me
aktivitete të tilla herave të tjera.
I gjithë ky aktivitet ishte i përkrahur edhe nga prindërit e nxënësve humanitar të cilët kishin ndihmuar nga kursimet tyre.