Kubrat Pulev ka paralajmëruar Anthony Joshuan se ai është i gatshëm të luftojë në Londër për titullin e Kampionit botëror të peshave të rënda.
Negociatat që e finalizojnë meçin e radhës së Joshuas kanë stagnuar më shumë shkaku i lokacionit.
Kampioni i IBF, WBA dhe WBO preferon Britaninë e Madhe pas dy ndeshjeve jashtë vendit vitin e kaluar.
Stadiumi i Tottenham Hotspur është në “pole position” për të qenë nikoqir i kësaj ngjarje.