Një person nga fshati Muzhevinë të Istogut ndau në rrjetet sociale një video teksa shihej duke shtënë me armë zjarri.
Të njëjtit iu bë një kontroll në shtëpi nga Policia e Kosovës, ku ju konfiskua një pushkë automatike, një pistoletë dhe një paketim me 50 fishekë.
I dyshuara u dërgua në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar, pasi që i njëjti në rrejte sociale kishte publikuar një video duke shtënë me armë zjarri. Gjatë kontrollimit të shtëpisë tek i dyshuari, është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike me dy karikator, një pistoletë me pesë fishke dhe një paketim me 50 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK.