Publikoi video duke shtënë me armë, arrestohet një femër në Rugovë

Një femër ia ka parë sherrin një videoje të publikuar në rrjetet sociale.

Policia e ka arrestuar pasi ajo ishte parë në video duke shtënë me armë zjarri, transmeton Zeri.info.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi ishte parë në rrjete sociale duke shtënë me armë zjarri. Gjatë deklarimit ajo ka thënë se arma ka qenë e dy personave meshkuj, të cilët ajo nuk i njeh dhe nuk i ka takuar më nga ajo ditë. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.