Një qytetar nga Komuna e Drenasit është parë duke drejtuar një automjet që i ngjanë tankut, të cilin thuhet se e ka ndërtuar vet.
Një fotografi e Osman Bogaj, një qytetar nga fshati Komoran i Komunës së Drenasit është publikuar në rrjetin social Facebook, ku shihet ai duke drejtuar automjetin në fjalë.
“Tanku” shihet se ka ngjyrat e Ushtrisë së Kosovës, ndërsa fotografitë janë publikuar nga Avdush Cakaj.
“Tanke, Made in Komorani, se paskam ditur që në Komoran, ka punëtori për prodhimin e tankeve deri sa e pash vet, si do që të jetë qenka një punim i mirë dekorues i punuar nga Osman Bogaj”, shkruan Cakaj.