Bazuar në raportin e OJQ Koha “Klina në 12 muaj qeverisje” për vitin 2018, PDK është partia më aktive në Kuvendin Komunal në Klinë me 128 fjalime, e dyta është AAK me 112 fjalime, ndërsa e treta është LDK me 48 fjalime, gjatë 11 seancave të vitit 2018.
Ndërsa asambleistët më aktiv, për vitin 2018, në Kuvendin Komunal në Klinë janë:
1. Enver Berisha – PDK, me gjithsej 79 fjalime
2. Tunë Dedaj – AAK, me gjithsej 43 fjalime
3. Valmir Bacaj – AAK, me gjithsej 36 fjalime
4. Gjokë Lleshi – IPK, me gjithsej 33 fjalime
Raporti i plotë
Organizata Joqveritare KOHA sot ka mbajtur konferencë në të cilën është publikuar raporti i monitorimit të Komunës së Klinës për periudhën kohore Janar-Dhjetor, 2018. Kjo konferencë është realizuar në kuadër të projektit “Qytetari ndihmon Komunën”, mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.
Në ketë konferencë morrën pjesë, kryetari Komunës së Klinës, z. Zenun Elezaj, kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Klinës, z. Fadil Gashi, shefi i grupit kuvendar të PDK-së, Enver Berisha, drejtorë drejtorish, përfaqësues të OSCE-së, fshatrash, anëtar të shoqërisë civile e qytetarë të tjerë.
Drejtori ekzekutiv i OJQ KOHA-së, Labinot Krasniqi, theksoj që qëllimi i këtij takimi është publikimi i raportit “Klina në 12 muaj qeverisje” dhe diskutimi i përbashket mbi qeverisjen komunale. Krasniqi ndër të tjera tha që funksionimi i Kuvendit ka qenë në përgjithësi konform rregullores së punës së kuvendit, por komunikimi me publikun mbetet sfidë. Kuvendi i Komunës ka mbajtur 11 seanca të rregullta, duke pasur 101 pika të rëndit të ditës, derisa funksionalizimi i plotë i komiteteve komunale mbetet edhe me tej sfidë. Këshilltarët, edhe në ketë vit është evidentuar së nuk janë aktiv në zhvillimet e seancave. Sipas Krasniqit, Ekzekutivi ka pasur një qasje të hapur të komunikimit me publikun. Derisa sfidë mbetet trajtimi i kërkesave për qasje në dokumente publike.
Kryetari i Komunës së Klinës, z. Elezaj, prezenatoj disa nga zhvillimet e komunës së Klinës, derisa vlerësoj që raporti “Klina në 12 muaj qeverisje” do të jetë kontribut për qeverisje me të mirë. Elezaj shtoj që është i hapur për të diskutuar me qytetarët, derisa i është përgjigjur edhe çështjeve të ngritura nga ana e qytetarëve të pranishëm.
Kryesuesi i Kuvendit, z. Gashi, theksoj nevojën e angazhimit me të madh të qytetarëve, të cilët i ftoj të marrin pjesë edhe në seancat e kuvendit. Gashi, vlerësoj ketë mundësi të diskutimit, derisa theksoj disa nga hapat e ndermarrë për rritjen e transparencës, si transmetimi i seancave në radion lokale, miratimi i planit të tranparencës, etj.
Përfaqësuesi i opozitës, z. Berisha theksoj nevojën e koordinimit për rendin e ditës, derisa pati vërejtje për kualitetin e punimeve në terren, mosbarazinë gjinore, varrezat e deshmorëve. Ai theksoj edhe zhvillimet e mira, derisa ftoj për kontroll më të madhe të projekteve, funksionalizimin e komiteteve, zgjedhjen e këshillave lokal, etj.
Qytetarët e pranishëm ngritën çështje të ndryshme, që lidhën kryesisht me investimet kapitale, që shpërfaq edhe me tej nevojën e madhe për projekte bazike, si ujë të pijes, kanalizim, investime në bujqësi apo asfaltim e riparim të rugëve.