20 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 118 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.819.579 doza të vaksinës.
Deri më sot 819.255 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.058 testime, 31 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 36 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.346.
Në total numri i rasteve aktive është 651.