Rapsodët Ramadan dhe Shpresim Krasniqi sapo kanë publikuar projektin e tyre dedikuar dëshmorit të kombit, Afrim Krasniqi nga Malisheva.
Spoti i kësaj këngë është xhiruar në kompleksin e dëshmorëve të kombit në Kleçkë.
Dëshmori i kombit, Afrim Krasniqi kishte rënë në fushën e nderit për të mos vdekur kurrë në vitin 1998.
Ai ishte njëri nga luftëtarët më të dalluar të Brigadës 121- “Ismet Jashari- Kumanova”.