Numri i vdekjeve në territorin e Kinës nga koronavirusi u rrit me 44 të enjten e 27 shkurtit. Këtë deklaratë e bëri Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës (NHC).
Prej tyre, 41 ishin në provincën Hubei, epiqendrën e shpërthimit të virusit.
3 viktimat e tjerë ishin jashtë provincës Hubei duke e çuar në 2,788 numrin e të vdekurve në Kinë, shkruan CNN.
Rastet:
Rastet e konfirmuara me koronavirus në territorin e Kinës u rritën me 327 të enjten e 27 shkurtit.
Prej tyre, 318 ishin në provincën Hubei. Sipas Komisionit kjo do të thotë se vetëm 9 raste të reja ishin jashtë provincës Hubei.
Numri i rasteve të konfirmuara në territorin e Kinës tani është 78,824, duke e çuar numrin e përgjithshëm global në 83,045.
Një total prej 36.117 pacientësh janë rikuperuar dhe janë larguar nga spitali, sipas Komisionit.
Vdekjet nga koronavirusi jashtë territorit të Kinës:
Jashtë Kinës ka pasur 70 vdekje të raportuara, duke rritur numrin global të viktimave në 2,858.
Irani: 26
Italia 17
Koreja e Jugut: 13
Japoni 8
Hong Kong dhe Francë: 2 secila
Filipinet dhe Tajvani: 1 secila. /