Ministria e Arsimit ka publikuar rezultatet e testit “Pisa 2022”. Edhe kësaj radhe, Kosova nuk ka marr ndonjë rezultat të mirë.
Kosova ka zënë vendin e 76 nga 80 shtete pjesëmarrëse për lexim, ndërsa është në vendin e 77-të nga 80 për shkencë.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, duke komentuar rezultatet ka thënë se kanë qenë të pritshme, duke marrë parasysh se mësimi në kohën e pandemisë është zhvilluar me probleme.
“Kjo ka qenë e pritshme. Këtu e shtojmë që pandemia ka sjell sfida të tjera të mësimdhënësit e nxënësit për shkak të mungesës së kushteve. Këtu e shtojmë edhe ndërrimin e qeverisjeve. Por ne e kemi pasur fokus në zhvillimin e politikave për përmirësimin e cilësisë në arsim”, ka thënë Nagavci në një konferencë për medie.