Publikohen rezultatet e konkursit, këta janë pjesëtarët e rinj të Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës ka publikuar listën e rezultateve të kandidateve të suksesshëm të cilët e vazhdojnë procesin e rekrutimit për zyrtarë policor.

Policia ka njoftuar se lista e rezultateve meritore përfshin rezultatin e dy fazave të testimeve.

“Renditja e kandidatëve bëhet sipas meritës, dhe atë sipas kësaj kronologjie: rezultati nga testi me shkrim i kandidatit vlerësohet me 60% dhe vlerësimi i testit-intervistës gojore 40%. Kandidatët të cilët kanë rezultatin e intervistës me gojë 70% e vazhdojnë procesin, ndërsa ata te cilët janë nën 70% nuk e vazhdojnë procesin. Kandidatët të cilët janë në listën meritore, mund të ftohen të vazhdojnë procesin e rekrutimit brenda DY (2) VITEVE nga data e publikimit të listës meritore, varësisht nga nevojat e organizatës.”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Për datën, kohën dhe vendin e mbajtjes së testit psikologjik dhe kontrollimit mjekësorë kandidatët do të informohen me kohë.

https://www.kosovopolice.com/njoftim-procesi-i-rekrutimit-dhe-seleksionimit-per-zyrtar-policor-shpallja-e-rezultateve-obavestenje-proces-regrutovanja-i-selektiranja-za-policijske-sluzbenike-objavljivanje-rezultata/