PSV e eliminon Juventusin nga Champions League

Nga tre skuadra italiane sa ishin në play-offin e Champions League, asnjëa prej tyre nuk arriti të kalonte në 1/8 e finales.

Njëjtë sikurse mbrëmë që një skuadër holandeze, Feyenoord eliminoi Milanin, sonte PSV e bëri të njëjtën me Juventusin,

Në ndeshjen e dytë të zhvilluar në ”Philips Stadion”, fitoi me rezultat 3-1, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 4-3.

Pjesa e parë u mbyll me barazim 0-0, derisa skuadra vendase kaloi në epërsi me golin e Ivan Perisic, në minutën e 53-të.

Dhjetë minuta më pas, Timothy Weah barazoi shifrat në 1-1.

Ismael Saibari riktheu epërsinë e PSV-së, në minutën e 74-të. Koha e rregullt u mbyll me rezultat 2-1 dhe ndeshja shkoi në extra-time.

Në vazhdime, PSV shënoi edhe golin e tretë, me anë të Ryan Flamingo në minutën e 98-të, gol ky i cili ishte vendimtar që skuadra holandeze të kaloj tutje në Ligën e Kmapionëve.