Skuadra e PSG-së ka vendosur qē ta nxjerr në shitje Kylian Mbappen gjatë afatit kalimtar veror.
Francezi të hënën, e ka konfirmuar se nuk do ta vazhdoj kontratën me PSG-në, e cila skadon në qershor të vitit 2024,
Por sipas mediave franceze, klubi ka vendosur ta shes gjatë afatit kalimtar veror, dhe janë të gatshëm të nisin një projekt të ri sportiv nga e para.
Burime të “Le Parisien” bëjnë me dije se PSG është e gatshme të shes Mbappen gjatë verës në menyrë që të mos e humbur falas vitin e ardhshëm.
“Dera do të jetë e hapur. Kemi filluar fazën 2 të projektit të ri, i cili bazohet në kolektiv dhe jo në individual. Nëse duhet të rindërtojmë, do ta bëjmë. Nëse lojtari refuzon të vazhdojë kontratën, ai do të transferohet këtë verë.”, kanë bërë të ditura këto burime./