PSE KLINA DUHET TË VOTOJË LDK- në DHE BESIM HOTIN PËR KRYETAR

Klina një qytet me perspektivë të re
Përzgjedhja e një udhëheqësi apo menaxhuesi të resurseve tona së pari është përgjegjësi e jona, sepse ai apo ajo zgjedhet për të udhëhequr me politikat të cilat kanë te bëjnë direkt me jetën tonë, me përditshmërinë tonë por edhe me ardhmërinë tonë. Çka do të thotë një përzgjedhje e keqe, një përzgjedhje jo e mirë është një dëm aq i madh sa për ne ka pasoja të shumta afatgjata. Po i numrojmë vetëm disa nga ato:

Shërbimet publike për të cilat ne kemi çdo ditë nevojë gjatë jetës sonë, janë pikërisht një rregullim shtetëror që janë krijuar qoftë nga politikat e mira apo nga politikat jo të mira, të cilat janë hartuar nga ekspertet, të cilat janë përzgjedhur nga ata që ne i kemi votuar pra nga udhëheqësit që ne i kemi përzgjedhur. Kjo na obligon që para se te hedhim votën në kutinë e votimit të mendojmë se cili nga të nominuarit është me i përgjegjshmi. Cilësia jonë e jetës është direkt e varur nga politikat që hartohen nga politikanët që ne i votojmë, nga politikanët që ne i veshim me pushtet.

Jo vetëm zhvillimi ekonomik, por mbarë mirëqenia jonë duke filluar nga siguria, shëndetësia, arsimi, infrastruktura, shërbimet administrative, mjedisi, infrastruktura ligjore, qarkullimi i lirë, ofrimi i hapësirës për investime, mundësia e zhvillimit të potencialeve intelektuale dhe kreative nga të rinjtë, pra perspektiva e përgjithshme e jetës ka të bëjë apo është e lidhur direkt me politikanët që ne i votojmë.

Pse ne duhet të jemi te vëmendshëm para se të votojmë?
I votuari nga ne do të menaxhojë me resurset e vendit tonë, dhe jo vetëm me ato resurse, por do të menaxhojë edhe me taksat që ne i paguajmë vendit si qytetarë të këtij vendi, nga i cili presim siguri, zhvillim, arsimim dhe shërbime publike, për një cilësi sa më te lartë te jetës.

Të gjitha këto a mund të priten nga politikaj të papërgjegjshëm dhe injorant?
Është fatkeqësi e madhe që populli jonë për 20 vite me radhë kishte në qeverisjën qëndrore dhe jo vetëm, personat më të papërgjegjshëm që kanë mund të jenë jo vetëm në lirinë e një vendi por fatkeqësisht edhe nepër burgjet e ndonjë vendi. Në historinë e njerëzimit nuk do të gjinden raste të tilla sikur ato që ka përjetuar Kosova në këto vitet e kaluara, kur udhëheqësit e vendit kanë shitur interesat kapitale të popullit te vet, duke i ndërtuar interesat personale dhe grupore e mbi të gjitha këto interesa u ndërtuan me rrugë kriminale mbi popullin ndaj të cilit kërkuan besimin për udhëheqje.

Ky është një rast i veçantë në historinë njerëzore. Vetia dhe cilësia që është e domosdoshme për çdo udhëhqës politik, patjeter që duhet të jetë përgjegjshmëria bashkë me atdhetarinë.

Këto cilësi nuk guxojnë te anashkalohen nga asnjë votues që mendon për te mirën e vetë, të mirën e familjes së tij, e mbi të gjitha ai që mendon të mirën e popullit të vet nuk guxon që fatin e popullit ta lërë në dorë të një injoranti apo huligani që nuk ka asnjë veti njerëzore.

Cilësitë tjera që padyshim janë të domosdoshme për një udhëheqës janë aftësia menaxheriale, vizioni politik, përkushtim për t’i shërbyer qytetarëve dhe dashuria për mjedisin dhe vendin ku jeton dhe vepron. Një vizionar politik patjetër që do të jetë i suksesshëm në punën e tij të udhëheqjës apo drejtimit qoftë të qytetit, ministrisë apo qeverisë, së pari nëse është i përgjegjshëm dhe i përkushtuar në detyrën e tij.

Klina ka një rast historik të votojë një personalitet me vlera të larta kombëtare, me vlera te veçanta njerëzore dhe me aftësi te veçanta menaxheriale, siç është Besim Hoti.
Po ashtu qytetarët e Klinës janë dëshmitarë për një keqqeverisje në të kaluarën, të cilën me ankth e presin që të kalojë dhe të mos përseritet kjo fatkeqësi që përjetuan për vite të tëra.

Mjafton të përmendim vetëm rastin e ujit të pijës, ku fatkeqësisht kisha qenë deshmitarë kur në takimet me ndërkombetarë udhëheqësia komunale në të kaluarën prezentonte si resurs Klinas, kalimin e 5 lumejve nëpër qytezë, ndërsa si realitet prezentonin që qytetarët e Klinës nuk kanë ujë të pijës, që sigurisht është rast i pakrahasueshëm në mbarë Evropën.

Ndërsa administrata e kaluar vetëm me punësimin e militantëve partiak ka bërë një krim të pafalshëm dhe një absurd që s’mund ta merr me mend asnjë logjikë e shëndoshë njerëzore. Si një qytet që po synon një zhvillim të hovshëm, si një qytet me resurse të veçanta për zhvillim, Klina mund të përjetojë një përspektivë që shumë qytete jo vetëm të Kosovës, por edhe te rajonit nuk e kanë njohur asnjëherë.

Me resursin më te artë, me rininë dhe me një mergatë të përkushtuar për të investuar në vendlindje, Klina në shumë fusha zhvillimore do të avancojë shpejt drejt zhvillimeve të mëdha. Klina mund të avancojë në zhvillimin e bujqësisë, blegtorisë, pemtarisë, turizmit e hotelierisë, industrisë ushqimore, shërbimeve dhe transportit, përpunimit te drurit, teknologjisë informative dhe shumë fushave tjera me perspektivë afatgjate për zhvillim dhe mirëqenie.

Të mendojmë dhe të gjykojmë drejt, cili nga kandidatët për kryetar të Klinës ka vetitë që i potencuam? Cili ka vizionin, përkushtimin, përgjegjshmërinë, aftësinë për të menaxhuar, guximin dhe atdhedashurinë dhe patriotizmin si virtyte të domosdoshme për një politikan që u shërben qytetarëve të vet. Të gjitha këto cilësi për qytetarët klinas i ofron Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe kandidati i saj Besim Hoti.

Rrustem R. Berisha Publicist dhe studiues