PSD sot vazhduan fushatën në Klinë.
Ky është njoftimi i PSD-së:
Shëndetësia publike në Kosovë është e shkatërruar e anashkaluar. Privatizimi i shëndetësisë ka ngjizur e lulëzuar si pasojë. E dihet që sa më private shëndetësia aq më e kushtueshme për qytetarët.
Bazë propozon implementimin e një sistemi shëndetësor publik e universal. Me një investim prej 300 milionë eurosh qysh në start, ne synojmë përmirësimin thelbësor të infrastrukturës, sigurimin e barnave për qytetarët dhe rritjen e pagës substancialisht për stafin mjekësor. Shëndeti është prioritet i pazëvendësueshëm.
Nesër jemi në Deçan dhe Junik.