COVID-19
Të infektuar
107.244
Të shëruar
101.374
Të vdekur
2.239
Provimi i Maturës mbahet më 26 qershor
Sinjali.com
25 Maj 2021 12:42
Ministria e Arsimit ka njoftuar se provimi i Maturës Shtetërore do të mbahet më 26 qershor.
Në vendimin e MASHTI-t thuhet se provimi është vendosur të mbahet vetëm brenda një dite.
“Bazuar në dispozitat e cekura më lartë si dhe përhapjes së pandemisë COVID-19, e cila ka reflektuar në shumë dimensione në ecurinë dhe mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimore në vitin shkollor 2020-2021, si në reduktimin e përmbajtjes mësimore dhe mbajtjes së orëve mësimore me orar të shkurtuar, u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi”, thuhet në njoftim.