Situata në dy pikat kufitare veriore të Kosovës është e qetë pas tensioneve që mbretëruan pasditen e së hënës.
Raportohet se njësitet speciale të policisë po qëndrojnë larg nga protestuesit.
Protestuesit janë rigrupuar dhe tashmë kanë filluar ngritjen e tendave, ku paralajmërohet se do të kalojnë natën.
Gazetari i RTV Dukagjinit raporton nga terreni se veturat e grumbulluara në afërsi të Jarinjes vazhdojnë të jenë aty derisa qytetarët pronarë të tyre po qarkullojnë.
Në atë pjesë të Kosovës edhe moti është i ligë i shoqëruar kohë pas kohe me reshje shiu
Autoritetet e Kosovës sot nisën aplikimin e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia, duke thënë se një vendim i tillë nuk është ndërmarrë kundër serbëve, por është imponuar nga Serbia.
Por, qytetarët serbë kanë bllokuar rrugët në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë në shenjë pakënaqësie./