Protestuesit serbë në Rudarë: Kurti, Kosova nuk është e gjyshit tënd, është e gjyshërve tanë

Qytetarë serbë nga veriu, vende të ndryshme të Kosovës dhe më gjerë, janë tubuar për protestën e paralajmëruar sot në Rudarë, kundër deklaratave të kryeministrit, Albin Kurti dhe ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në lidhje me barrikadat e vendosura në atë pjesë të vendit.

href='https://www.facebook.com/profile.php?id=61568261806507&mibextid=ZbWKwL'>

Përveç flamujve serbë dhe pankartave me mbishkrime të ndryshme, bie në sy njëra parulla me dimensone të mëdha në të cilën shkruan në alfabetin cirilik ,”Kurti, Kosova nuk është e gjyshit tënd, është e gjyshërve tanë”.

Vërehen qytetarë duke ardhur vazhdimisht në mënyrë të organizuar dhe nga vise të ndryshme, ndërsa protesta akoma nuk ka filluar zyrtarisht.