Protestuesit serbë ia thyejnë krahun gazetarit të Arbresh.info

Protestuesit serbë në Leposaviq ia kanë thyer krahun gazetarit të Arbresh.info, ka bërë të ditur ky medium.

Sipas këtij mediumi, gazetari është sulmuar me shok-bombë e me gurë, ku edhe ka pësuar lëndime në krahun e majtë.

Kujtojmë se sot në Leposaviq nga protestues serbë janë sulmuar një grup gazetarësh e kameramanësh të cilët po raportonin nga atje.