PROTESTË KUNDËR NDËRTIMIT TË XHAMISË SË MADHE NË PRISHTINË

Njoftim:
Këshilli Organizativ njofton se me datë 22. 07. 2020, (e merkurë), ora 11, organizohet protestë kundër ndërtimit të kësaj xhamije pikërisht në lokacionin ku kan fillue punimet. Pjesmarrësit të jenë të paisur me masat antikovid.

Njoftojmë opinionin atdhetarë e liridashës të Kosovës se kjo vepër klasike e arqitekturës mesjetare osmane është me sherr dhe shumë tendencioze për shqiptarët. Po fillon në kohën më të brishtë e më të plogsht që ka pasur vendi ndonjëherë. Pikërisht të përkujton një bashkrendim tejet perfid të propagandës serbe e neootomane të kohës së fundit që i ka ndezur filtrat gjatë bisedimeve.
Kjo ndërhyrje brutale klandestine në at vend historik të Dardanisë, pa asnjë miratim të lagjes e me plot falcifikim e korrupcion, pa asnjë sqarim shtesë të fondeve e të parametrave për ndërtim, të normave më elementare urbane e të mjedisit, është tejet katastrofale dhe shqetsuese për imazhin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës dhe për pasojat e fëmijve tanë për gjith shekujt që vijnë. Do të protestojmë si shqiptarë, si pasardhës të Skenderbeut pa dallime. Këtu nuk ka ndasi as në fe e as parti.
Fillimi i punimeve për këtë xhami ka ndodhur me 16 korrik si koinçdencë e përvjetorit të puçit ushtarak në Turqi, tregon atak direkt kundër Pavarsisë së Kosovës dhe institucioneve të saj të heshtura. Kjo ndërhyrje brutale e përsëritur shumë herë në këto 20 -vitet e fundit. Kosova nuk është provincë turke por histori e Ilirisë që nga koha Pellazge.

Kshilli Organizativ, Binak Gashi, Prishtinë
Tel, 044111571