Dy ditë pas vdekjes së George Floyd, një burrë me ngjyrë, i paarmatosur, pas keqtrajtimit nga një efektiv policie, nuk kanë të ndalur protestat në disa qytete amerikane.
Në Mineapolis, ku edhe ndodhi ngjarja tragjike, protestuesit i kanë vënë flakën godinës së rajonit të Policisë.
Për të frenuar dhunën mësohet se mbi 500 trupa të Rojes Kombëtare janë nisur për në qytet.
Presidenti Donald Trump nuk ngurroi të kërcënonte protesuesit. “Mungesë e plotë udhëheqësie. Kryebashkiaku i të majtës radikale , Jacob Frey, ose të bëjë punën, pse do të fus në lojë Rojen Kombëtare”, tha Trump.
“Këta rrugaçë po çnderojnë kujtimin e George Floyd dhe nuk do të lejoj që kjo të ndodhë. Sapo fola me Guvernatorin Tim Walz dhe i thashë që ushtria është me të. Nëse has vështirësi, do ta marrim ne kontrollin, por kur të fillojnë plaçkitjet, do të nisin edhe të shtënat”.