Arrestimi i dhjetëra të rinjve e të moshuarve për marrje me prostitucion po dëshmon se ky fenomen po vazhdon të jetë mjaft shqetësues dhe një sfidë për institucionet në Kosovë. Shumë raste të tilla janë zbuluar kohëve të fundit në qytete të ndryshme, por më shumë ka pasur në rajonin e Prizrenit,
Për një rast të tillë që është zbuluar në Prizren, Policia ka kapur gjashtë persona, të cilët janë arrestuar gjatë ditës së djeshme, pas një hetimi të zhvilluar nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se të arrestuarit të cilët janë shoqëruar në stacion policor, dyshohen se kanë kryer veprën kundërvajtëse të marrjes me prostitucion, ndërsa gruaja e dyshuar për këtë rast dyshohet se ka kryer vepër penale dhe ndaj saj është ngritur kallëzim penal.
Pas përfundimit të procedurave në Polici, rasti është proceduar në Departamentin për Kundërvajtje në Gjykatën Themelore në Prizren.
Kujtojmë se jo rrallëherë autoritet e vendit kanë raportuar për gra e burra që dyshohen për marrje me prostitucion, e mundësim apo detyrim për këtë vepër penale.