Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Rifat Latifi, ka bërë të ditur se qeverisë i janë propozuar masa të reja më të buta në luftën kundër pandemisë së COVID-19.
Pas takimi të Komitetit për Menaxhim të Pandemisë,ministri Latifi tha është vendosur që qeverisë t’i rekomandohet lehtësim i shumicës së masave të cilat janë në fuqi aktualisht.
Sipas ministrit Latifi, masat e reja përfshinë lehtësime duke përfshirë faktin se çdo qytetarë mund të futet në Kosovë nëse ka të marra dy apo tri doza të vaksinës kundër COVID-19. Ata që kanë vetëm një vaksinë duhet të prezantojnë një test.
Ora policore është propozuar të zhvendoset dhe të fillojë nga ora 24.00.
Po ashtu sipas ministrit Latifi është propozuar që të lejohet puna e gastronomisë deri në ora 23.00 për dallim prej masave aktuale ku gastronomia është e obliguar të mbyllet në ora 21.00.
Ministri Latifi tha se masat që janë në fuqi kanë dhënë rezultate të mira në luftimin e pandemisë. Këto masa sipas tij pritet të hyjnë në fuqi të shtunën në mëngjes, më 5 shkurt, 2022.