Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka propozuar që punëtorëve të marketeve ushqimore, furrave dhe farmacive t’ju ndahen nga 100 euro shtesë për dy muajt në vazhdim.
href='https://www.facebook.com/profile.php?id=61568261806507&mibextid=ZbWKwL'>
Përmes një konference për media, Bislimi tha se për këtë masë do të ndahen gjithsej 3 milionë euro.
“Përkundër faktit që masat e qeverisë për mbajtjen e distancës fizike, kanë synuar parandalimin e përhapjes së virusit, kanë qenë punëmarrësit e marketeve ushqimore, furrave dhe farmacive që kanë punuar rregullisht. Për të gjithë këta punëtorë, Qeveria e Kosovës do të ndajë pagesë shtesë në masën e 100 eurove për dy muajt në vijim. Për këtë masë do të ndahen 3 milionë euro”, tha Bislimi.