Nga e hëna u hapën gastronomia dhe qendrat tregtare, pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Por, dikush e pësoi keq, mbrëmjen e së mërkurës. Pronari i një kafiterie në Klinë, asaj “Divine”, u dënua me 200 euro gjobë, me arsyetimin sipas inspektorëve se ka punuar pas orës 22:00, çka se është e ndaluar.
I njëjti ka treguar për Klina Info ku ka dërguar edhe videon, duke thënë se Inspektorati ka hyrë në lokalin e tij, derisa dritat ishin të fikura dhe vetëm po pastronin ambientin.
Ai ka treguar gjithashtu se brenda kanë qenë dy persona të ulur, (qytetarë), të cilët pavarësisht kërkesës së tij për të dalë jashtë, nuk kanë vepruar.
Për më shumë shikoni pamjet: