Dy pronar të një lokali në Klinë kanë sulmuar fizikisht dy policë pasi ishin duke inspektuar zbatimin e masave kundër koronavirusit,
Si pasojë e plagëve të marra njëri nga policët ka pranuar tretman mjekësor.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten, në orën 19:34, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Njësiti policor gjatë inspektimit për zbatim të masave anti Covid në një lokal kanë hasur disa persona brenda. Dy viktimat meshkuj kosovarë – zyrtarë policor janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë- pronarët e lokalit”, thuhet në raport