Komuna e Klinës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, organizon promovimin e librit monografik “Gjysmë shekulli i Shtëpisë së Kulturës ‘Jehona e Dukagjinit’ në Klinë”, me autorë Ismet Krasniqi dhe Prend Buzhala.
Ky aktivitet kulturor zhvillohet nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, dhe ka për qëllim të shpalos historikun dhe kontributin shumëvjeçar të kësaj qendre të kulturës në jetën artistike të Klinës dhe më gjerë.
Promovimi do të mbahet të mërkurën, më 23 prill 2025, në orën 11:00, në ambientet e Kuvendit Komunal në Klinë.
Të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur të marrin pjesë në këtë ngjarje kulturore.