Zëvendësministi i Financave, Punës dhe Transfereve, Agron Dobruna ka njoftuar se janë promovuar tri platforma digjitale me të dhëna për fuqinë punëtore.
Dobruna, përmes një postimi në facebook njoftoi se platformat tashmë janë aktive dhe të integruara me të dhëna nga burime si Dogana e Kosovës, BQK-ja, ATK-ja, MASHT-i, dhe portali Kosova Job.
“Këto platforma digjitale do të na ndihmojnë ne si politikëbërës, por edhe përfaqësuesit e sektorit privat dhe të tjerët të marrin vendime më të informuara për fuqinë punëtore dhe shkathtësitë”, ka thënë Dobruna./Indeksonline/
Postimi i plotë:
3 Platforma digjitale me të dhëna për fuqinë punëtore!
Në një ngjarje të veçantë u lansuan 3 platforma digjitale që ofrojnë të dhëna gjithëpërfshirëse dhe në kohë reale për sektorët e Agrobiznesit, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), dhe Përpunimit të Drurit.
Si Zv. Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve pata nderin të mbajë një fjalë rasti, duke përgëzuar këtë iniciativë inovative dhe theksuar rëndësinë e saj për zhvillimin e fuqisë punëtore në Kosovë. Unë e mirëpres këtë angazhim nga Aktiviteti i USAID-it për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore Përmes Sektorit Privat, që po kontribuon në mënyrë të rëndësishme për sektorët kryesorë në vendin tonë.????
Platformat tashmë janë aktive dhe të integruara me të dhëna nga burime si Dogana e Kosovës, BQK, ATK, MASHTI, dhe portali Kosova Job. Këto platforma digjitale do të ndihmojnë neve si politikëbërës, por edhe përfaqësuesit e sektorit privat, dhe të tjerët të marrin vendime më të informuara për fuqinë punëtore dhe shkathtësitë.