Promotori i Joshua tregon se kur duhet të ndodh dueli i klientit të tij me Fury ose Wilder

Joshua, Wilder dhe Fury janë tre emrat më të mëdhenj në boks aktualisht dhe pritet që njëri nga ta të unifikojë titujt e kampionit.

Joshua mban katër dhe Deontay Wilder mban atë të WBC, por ky i fundit do ta kontestojë titullin e tij me Tyson Fury, gjatë muajit shkurt.

Eddie Hearn, promotori i Joshua, ka thënë se pas revanshit të shkurtit, Wilder ose Fury duhet të përballen me Joshuan.

“Mendoj se cili do që fiton (Wilder-Fury) dhe nëse Joshua mposht Pulev, gjë që shpresoj të ndodh – e gjithë bota do të thonë se duam ta shohim atë duel” ka thënë Hearn, transmeton lajmi.net.

“Mendoj se do të ketë shumë presion mbi të dy luftëtarët për ta bërë ndeshjen” ka shtuar promotori britanik.

“Të gjithë do të duan duelin për unifikimin e titujve, me fituesin e Wilder-Fury kundër AJ”, ishin fjalët e Hearn.

Pra, sipas fjalëve të promotorit britanik, dueli mes Anthony Joshua dhe fituesit të revanshit Deontay Wilder – Tyson Fury duhet të caktohet menjëherë pas shkurtit, kur të mësohet fituesi i revanshit.